Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i Interit. Klubi zikaltër por edhe Barcelona komunikuan transferimin e kilianit në Milano nëpërmjet komunikatave për shtyp. Mesfushori kalon te Interi përfundimisht madje me parametra zero pas akordit me Barcelonën për zgjidhjen e kontratës. Interi do të derdhë 1 milion Euro në arkat e katalanasve por kjo shifër është e lidhur me arritjet e futbollistit dhe skuadrës
Arturo Vidal nënshkroi me Interin një kontratë 2 vjecare prej 12 milionë Euro në total. Futbollisti është takuar me Conten dhe shokët e rinj të skuadrës madje ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Në të njëjtën kohë është zyrtarizuar numrin që do të mbajë në fanelë; do të ketë nr.22
‘Që sot me shumë entuziazëm nis një etapë të re në karrierën time-ishte mesazhi i Vidal në rrjetet sociale-Faleminderit Inter që besove te unë, falenderoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë klubit për pritjen e ngrohtë. Shpresoj që të mund të fitojmë shumë gjëra së bashku. Forza Inter!’.
Sfidanti.al