Nejmari thotë se Pumën e zgjodhi për Pelen e Maradonën, jo për milionat!

Hajde, le ta besojmë atë që përbetohet se është e vërteta. Një kontratë e madhe u ndërprej 2 vjet para fundit, dhe një tjetër edhe më e madhe firmoset e hyn në fuqi. Nejmar është tani fytyra e re e kompanisë së madhe gjermane, Puma, pasi braktisi gjigandin amerikan Najk (Nike). Vlera financiare e akordit të ri është rreth 25 milionë euro në sezon, dhe lë pas edhe kontratën e madhe të Lionel Mesit me Najkun që arrin në 20 milionë, apo atë të Kristiano Ronaldos që shkon deri në 17. Gjithsesi, vetë ylli i Paris SG thotë se nuk kanë qenë thjesht paratë që e bindën të ndahej nga partneri i tij që nga fëmijëria, Najku. “Jam rritur duke parë video të legjendave të futbollit si Pele, Krujf, Mateus, Eusebio e Maradona dhe doja të ktheja trashëgiminë e këtyre yjeve në fushë”, – tha ai. Nejmar së pari mund ta kthejë trashëgiminë e tyre jo thjesht me këpucët Puma, por me talentin e tij, ndërsa nuk shpjegoi se përse këto video nuk e bindën më parë që të braktiste Najkun.

Sfidanti.al