Griezmann studion për trajner me…’Football Manager’

Ka dëshirë të madhe për t’u kthyer në fushë dhe të jetë protagonist me fanelën e Barcelonës. Antoine Griezmann foli për portalin Goal.com versioni francez vetëm pak ditë para debutimit në La Liga me Barcelonën që do të luajë ndaj Villarrealit. Qendërsulmuesi francez gjatë intervistës së tij komentoi edhe planet dhe  hobitë e tij si dhe mënyrën sesi e kalon kohën e lirë duke ngjallur shumë kuriozitet

‘Ousmane Dembelé  luan shumë në Fortnite, edhe Sergi Roberto-tha Griezmann-mendoj se cdo kush mendon për gjëra të tjera përvec futbollit. Për mua është dicka e bukur të luaj në Football Manager. E adhuroj. Luaj me Marseille. Më pëlqen të luaj e sidomos të mësoj gjëra si trajner, si të drejtoj një grup dhe besoj se si lojë është shumë pranë jetës reale’.

Jeta reale sheh që Barcelona do të zbresë shumë shpejt në fushë, por pa publik në shkallët e Camp Nout.

‘Pa tifozë është ndryshe-vijoi Griezmann-në një stadium bosh shihet diferenca. Mendoj se ndjenja më e bukur është festimi me njerëzit e tu, fansat dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur’.

Sfidanti.al