Pep Guardiola fliste vetëm fjalë të mira për Robert Levandovskin gjatë qëndrimit të tij trevjeçar në “Alianc Arena” dhe, ndërkohë që edhe, si përgjigje, ai, deri tani, merrte vetëm vlerësime pozitive nga futbollisti fenomenal polak, por, këto ditë, në këtë drejtim, ndodhi një episod, me të vërtetë, i papritur. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut lëshoi një “shigjetë helmuese” në adresë të ish-trajnerit të tij, duke vënë në dukje se ekipi bavarez, tani, ndjehet shumë më mirë nën drejtimin e Karlo Ançelotit, të paktën, kur është fjala për një çështje shumë të rëndësishme. “Kam mendimin se ne, tani, po luajmë më mirë sesa vitin e kaluar. Të gjithë, ne, ndjehemi shumë më mirë në planin taktik dhe atë fizik.
Gjatë dy viteve të fundit, ne, gjjithnjë, kemi pasur probleme me përgatitjen fizike në fund të sezonit dhe këtë gjë e paguanim me dëmtime të shpeshtë”, vuri në dukje Levandovski në një prononcim që bëri te “Bildi”, duke aluduar hapur se me Karlon, si trajner, lojtarët e Bajernit janë më të përgatitur fizikisht. Kjo deklaratë, natyrisht, që ngjalli, menjëherë, mjaft reagime dhe komente në Gjermani dhe duhet të pritet që të shihet, nëse Pepe do të reagojë ndaj deklaratës së lartpërmendur të futbollistit polak, me të cilin ai ka pasur, me të vertetë, marrëdhenie shumë të mira gjatë qëndrimit të tij në Mynih.
Sfidanti.al