MotoGP, makthe te Honda, dëmtohet Bradl, vetëm 2 pilotë në Misano

Ky sezon është një makth i vërtetë për Hondën që po goditet gjithnjë e më shumë nga dëmtimet e pilotëve të saj. Pas Marc Marquez që vazhdon të jetë jashtë pistave për shkak të frakturës së pësuar në krahun e djathtë dhe Cal Cratchlow që nuk e ka marrë ende veten nga peracioni i kryer 2 javë më parë, është Stefan Bradl që ‘lë në baltë’ Hondën dhe tërhiqet nga gara e dytë në Misano.

Për gjermanin që u mor për të zëvendësuar Marquez, janë shfaqur probleme në krahun e djathtë pas operacionit të kryer në mënyrë sekrete në peridhën  mes dy Cmimeve të Mëdha të Misanos. Një problem që askush te Honda nuk e donte dhe që tani duke përfshirë edhe skuadrën satelit LCR do të zbresë në pistën ‘Marco Simoncelli’ me vetëm 2 pilotë, Alex Marquez dhe Takaaki Nakagami

‘Për fat të keq kam ende probleme me krahun e djathtë dhe nuk arrij të drejtoj motorin me siguri-tha Bradl nëpërmjet kanaleve zyrtare të Hondas. Problemi në krahun e djathtë të Bradl u shfaqën  që në Cmimin e Madh të Styrias në Austri, por vendimi për të kryer operacionin u mor menjëherë pas përfundimit të garës së parë të Misanos.

Sfidanti.al