Muçi mund të jetë “thesari” i Tiranës, ikën tani, apo pas fazës së grupeve në Europë?!

Sezoni i kaluar ishte ai i zbulimit dhe ai vërtet spikati. Ernest Muçi është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës e të Superligës shqiptare dhe fati i tij duket se do të jetë jashtë vendit, por ndoshta jo që tani shpejt. Kampionët e Shqipërisë shpresojnë që të rinovojnë kontratën me sulmuesin 19-vjeçar për të qenë të sigurt se do të përfitojnë një shumë të madhe nga kartoni i tij. Muçi pritej të largohej që më parë nga kryeqytetasit, pore curia në Europë doli pozitive, pas kualifikimit në turin e parë të Championsit ndaj Dinamos së Tbilisit, ku Muçi asistoi golin e dytë, e po ashtu edhe pas eleminimit nga Crvena Zvezda në turin e dytë.

Tirana kaloi në Ligën e Europës, dhe pati fat sepse shorti e nxorri direkt në plej of, ndeshje që do të luhet javën që vjen. Muçi, që gjithashtu shkëlqeu në kontinent, pritej të shkonte shpejt drejt Belgjikës, e tiranasit të merrnin të paktën 300 000 euro, por presidenti Halili dëshiron më shumë se kaq. Njoftohet se ai ka refuzuar oferta deri në 500 000 euro, pra pretendon një shifër edhe më të lartë.

Pavarësisht nga rinovimi, 19-vjeçari mund të largohet deri në 3 tetor, por jo nëse Tirana kualifikohet për në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Sezonin e kaluar ai spikati duke shënuar mjaft gola, sidomos në ndeshjet derbi ndaj Partizanit, e duke dhënë ndihmën e tij që kryeqytetasit fituan titullin e 25-të kampion, të parin pas 11 vjetësh.

Sfidanti.al