Zeman analizon Tramezanin: “ Flet bukur, të shikojmë nëse mjafton”

Kurrë banal, boemi Zeman ka treguar botën bardhezi të klubit të Luganos.” Trajneri mik i futbollistëve? Nuk shkon. Unë isha në stolin e Luganos për t’i mësuar diçka..por jo të gjithë ishin gati për të mësuar. Nëse nuk ka një drejtim të fortë, situata rrezikon të bëhet kritike dhe të krijohet konfuzion”. Dhe një nga afrsyet që presidenti Renzeti i besoi ekipin  Andrea Manzos, ishte raporti që kishte njeriu i stolit me futbollistët.

-Zoti Zeman, si është ajo historia e trajnerit-mik të futbollistëve?

-Raportet nuk janë kaq të lehta për t’u përcaktuar kështu. Edhe unë, në karrierën time, kam patur futbollistë që më janë dukur më simpatikë se të tjerët. Por kjo nuk vlen shumë. Në Lugano, si në skuadrat e tjera, më thirrën që të trasmetoja disa koncepte. Flitet vetëm për punë.

-Po çfarë ndodhi me trajnerin e Luganos, Andrea Manzo?

-Sigurisht që e di. I nisi mirë punën, pastaj duhet të ketë ndodhur diçka.

-Po, Tramezani që zuri vendin e Manzos është njeriu i duhur për të vendosur qetësinë me anë të rezultateve?

-Paolon e njoh më shumë si futbollist. Si trajner akoma nuk ka bërë asgjë. Ishte ndihmës i De Biazit tek Shqipëria. Shumë pak për të gjykuar.

Çfarë gabimi nuk duhet bërë në këto momente?

-Tramezani nuk ka përvojë, kështu që është i dënuar të mësojë sa më shpejt të mundet zanatin. Tramezani është një tip që flet bukur, por le të shohim nëse mjafton.

– Duke qënë në Palermo keni patur telefonatë nga presidenti Zamparini?

-Jo, jam me pushime dhe kjo vlen shumë.  Në këto muaj më kanë kërkuar shumë ekipe, të gjitha ekipet që nuk më kanë dashur më parë.  Për këtë, kam bërë gjithnjë tjetër gjë…

Sfidanti.al