E pabesueshme në Libertadores, Boca Jr mund të akvizojë lojtarë me Covid

Një vendim i bujshëm është marrë në futbollin e Amerikës Latine; për transfertën e Kupës Libertadores kundër Libertad të Asuncion, Boca juniors mund të hedhë në fushën e lojës futbollist të prekur me coronavirus dhe që janë ende pozitiv në testet me tampon. Janë drejtuesit e CONMEBOL që e morën këtë vendim në bashkëpunim edhe me ministrinë paraguajane të shëndetësisë.

Vendimi u mor  pasi ekspertët e Federatës Amerikanojugore të Futbollit e konsideruan shumë të ulët ngarkesën virale të gjetur në tampon për të sjellë rrezik të përhapjes së virusit.  Ky vendim i  CONMEBOL i zemëroi jashtë mase rivalët e Boca Juniors që kërcënuan se do të ndërmarrin hapa ligjorë

Në fillim të shtatorit te klubi argjentinas u krijua një vatër e coronavirusit me 18 futbollistë të skuadrës së parë që rezultuan pozitivë, 10 nga të cilët kishin edhe simptoma. Që në fillim u duk në rrezik zhvillimi i ndeshjes së Kupës Libertadores me Libertad e parashikuar për t’u zhvilluar të premten për në 18 shtator.

Tani pas 2 javësh, erdhi edhe vendimi; pavarësisht se më shumë se gjysma e të prekurve nuk ka dale ende me teste negative, autoritetet i kanë lejuar të gjithë lojtarët e Bocas që të udhëtojnë drejt Asunciaos dhe për të zbritur në fushën e lojës, pasi i kanë kryer gjithsesi 14 ditët e karantinimit.

Sfidanti.al