Superkupa Evropiane, arbitri Taylor arbitron Bayern-Sevilla

Do të jetë anglezi Anthony Taylor ai që do të vendosë drejtësinë në finalen e Superkupës Evropiane mes Bayernit të Mynihut dhe Sevillas që do të luhet në 24 shtator në ‘Puskas Arena’ të Budapestit në Hungari.  Anthony Taylor, 41 vjec ka lindur në Manchester dhe është arbitër që nga vitit 2002.

Ai ka filluar të gjykojë ndeshje të kompeticioneve të UEFA në 2009, ndërsa duke nisur që nga 2010 është arbitër i Premier League angleze. Në 12 gusht të këtij viti arbitroi ndeshjen cerekfinale të Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Atalantës. Edhe asistentët e Taylor në këtë finale të Superkupës vijnë nga Anglia dhe bëhet fjalë për Gary Beswick dhe Adam Nunn, ndërsa gjyqtari i katërt orel Grinfeeld është izraelit.

Sfidanti.al