Premier League, takim me qeverinë për rihapjen e stadiumeve

Në Premier League rikthehen shpresat për rihapjen e stadiumeve për tifozët dhe rinisin tratativat me qeverinë britanike. Klubet angleze në ditët e kaluara pasi deklaruan se nuk ishin të interesuara për planet e reja qeveritare që e kishin ulur në 1000 numrin e lejuar të tifozëve në stadium, tani shohin që të krijohet një shans i ri; gjatë javës, sipas rrjetit BBC, drejtuesit e futbollit anglez do të takohen me përfaqësuesit e qeverisë së Downing Street për përpilimin e një plani të detajuar duke nisur nga 1 tetori.

Ai që do të përfaqësojë qeverinë e Boris Johnson do të jetë Sekretari për Sportin, Oliver Dowden. Sipas Premier League, klubet humbasin rreth 100 milionë Paund në muaj për shkak të zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura dhe ato nuk janë në gjendje që të përballojnë edhe një sezon të ri pa tifozë në stadium.

Sfidanti.al