Osaka kampione e US Openit, mamatë nuk ia dalin dot më!

Në të gjithë historinë e tenisit, vetëm 3 sportiste ia kanë dalë të fitojnë një trofe të madh pas lindjes së fëmijës. Evonë Gulagons e bëri në Uimbëlldon në 1980, ndërsa Margaret Kërt e Kim Klajsters e realizuan nga tri herë secila, e para në Australia Open, Rolan Garos e US Open në 1973, dhe e dyta në US Open në 2009 e 2010 dhe në Australian Open në 2011. Viktoria Azarenka nuk mundi të barazohej të paktën me Gulagonsin, ndonëse paraqitja e saj në Nju Jork ishte e shkëlqyer. Tenistja bjelloruse gjithsesi u dorëzua në finale përballë amerikanes me origjinë japono-haitiane, Naomi Osaka me shifrat 1-2. Azarenka fitoi setin e parë duke “fluturuar” 6-1, por i humbi të tjerët 3-6 e 3-6. Osaka tregoi se kur arrin në finale nuk ka forcë në botë që ta ndalë, pasi ka 3 fitore në 3 ndeshje të tilla, në Australia Open në 2019 dhe në US Open në 2018 e 2020.

Sfidanti.al