Ky është mendimi i Graem Sunesit dhe besohet se ka të drejtë. Ish-ylli skocez i Liverpulit mendon se skuadra e Jurgen Klopit mori një leksion që do t’i vlejë shumë që në nisje të sezonit në Premier Ligë. “Fitorja 4-3 tregoi sesa e vështirë do të jetë mbrojtja e titullit, – tha Sunesi duke folur si analist, – Lidsi tregoi se sivjet skuadrat do të përpiqen më shumë për ta ndaluar Liverpulin sesa vjet”. Skuadra e trajnerit Marselo Bielsa bëri presion, diçka që të kuqtë e bëjnë zakonisht në fushën e tyre, madje në shumicën e herëve edhe jashtë fushe. Po ashtu, Lidsi e mbajti më shumë topin, diçka që Liverpulit i ndodh rrallë. Gjithsesi, nderin tjetër të madh, madje edhe më të madh duke u nisur nga rezultati, e bëri Mohamed Salahu. Sulmuesi egjiptian ishte më i miri në fushë duke shënuar 3 gola, dhe ishte vendimtar në suksesin 4-3, ndërsa Virgil Van Dajk ishte shumë më dobët sesa zakonisht.
Sfidanti.al