Ylli irlandez i arteve marciale, Conor McGregor u arrestua këtë të shtunë në Korsikë pasi dyshohet se ka tentuar të kryeje agresion seksual dhe shfaqje seksuale. Lajmi u publikua nga France Presse që citoi burime pranë zyrës së Prokurorisë në Bastia në ishullin e Korsikës
‘Pas një denoncimi të bërë në 10 shtator për tentativë agresioni dhe shfaqje seksuale, Conor Anthony Mcgregor është vënë nën arrestin e xhandarmërisë-shkruante Prokuroria në një komunikatë që iu dërgua France Presse por pa dhënë detaje të tjera në lidhje me akuzat ndaj irlandezit.
Sfidanti.al