Koronavirusi në futboll më lehtë se gripi, çfarë pabarazie edhe në Europë!

Që në vende që i quajmë “të botës së tretë” polarizimi është i skajshëm, këtë e dimë, por që edhe në Europën tonë të shtrenjë nuk po ndodh më pak me koronavirusin, kjo u mësua tani vonë. Lajmi që “tronditi” futbollin ishte se Kilian Mbape kishte dalë pozitiv me këtë virus, por më shumë i vlejti mediave në internet dhe atyre televizive e radiofonike për të mbushur programin me diçka “pikante” sesa vërtet shkaktoi ndonjë emocion të madh. Koronavirusi që ka vrarë (sipas shifrave zyrtare) mbi 850 000 njerëz në të gjithë botën, duke bërë namin në Itali, Spanjë, Francë apo edhe Angli, nuk ka mundur ta prekë “korracën” e futbollit. Çfarë trajtimi krejt i ndryshëm në krahasim me qytetarët normale europianë, testime të dyfishta sa herë që të ketë ndeshje e udhëtime, stafe mjekësore të jashtëzakonshëm, medikamentet gati e gjithçka tjetër. Një arsye më shumë për ta bërë si nordikët, që kur u përmendet sporti, shkojnë të ushtrohen vetë, jo që të ulen përpara televizorit për të parë “popullin e përzgjedhur të futbollit”.

Sfidanti.al