Të kalosh nga Chelsea te Tottenham është një mision i pamundur, të paktën përsa kohë që në krye të Bluve do të jetë Roman Abramovich. E përditshmja spanjolle AS bëri një studim të lëvizjeve në dalje të Chelseat ku vihet re se në 15 vitet e fundit asnjë futbollist nuk ka kaluar nga Stamford Bridge për në White Hart Lane. Përjashtim në këtë pikë ka bërë vetëm Carlo Cudicini që e la Chelsean për t’u transferuar te Hotspurs , por këtë e bëri pasi e mbylli kontratën me Blutë e Londrës, pra me parametra zero. Por nëse një futbollist është ende në kontratë, duhet të harrojë kalimin te Tottenhami. Këtë e shpjegon mjaft mirë Carlton Cole, që në 2006 ishte pranë kalimit te Hotspurs pasi kishte arritur marrëveshjen me këtë skuadër madje kishte kryer edhe vizitat mjekësore, kur gjithcka u ndërpre me urdhër të Abramovic
‘Isha shumë pranë transferimit te Tottenham, kisha kryer vizitat mjekësore, gjithcka. Por vjen Abramovich dhe më thotë:’duhet të kthehesh këtu, nuk do shkosh te Spurs. Nuk hyj në negociata me ta’-tregon Carlton Cole. Dhe në fakt kështu ndodhi dhe në fund Cole u transferua te West Ham.
Por nga lind kjo urrejtje e Abramovich për Tottenham? Është e komplikuar ta thuash duke marrë në konsideratë faktin që përpara blerjes së Chelseat manjati rus kishte vizituar Ëhite Hart Lane për të kuptuar nëse kishte shanse që ai të ishte pronari IiTottenhamit. Por sipas librit ‘The Club’ të shkruar nga dy ekspertë të Wall Street, Abramovich ndërroi mendje menjëherë pas xhiros së bërë në ambientet e stadiumit të cilin Abramovich e krahasoi me Omskun, qytetin e rafinerive të tij dhe ky padyshim nuk përbën një kompliment, por të arrish deri aty sa të mos duash të hyjë në negociata me skuadrën e Levy, problemet duhet të jenë akoma më të thella.
Sfidanti.al