Lojërat Olimpike të Tokios që janë shtyrë për në verën e 2021 do të mbahen me apo pa coronavirus. Ai që e konfirmoi këtë ishte zv/presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.
‘Lojërat Olimpike do të nisin në 23 korrik të 2021 dhe do të jenë Lojërat që mposhtën Covid 19. Fshati olimpik është i pabesueshëm dhe strukturat janë thuajse të përfunduara-tha Coates
Nga ana e tyre autoritetet japoneze e kishin deklaruar se nuk kishin ndërmend të pranonin një shtyrje tjetër të Lojërave Olimpike. Por edhe pse IOC dhe autoritetet në Japoni janë të vendosura të zhvillojnë Lojërat, disa sondazhe tregojnë se shumica e japonezëve është e shqetësuar për emergjencën botërore dhe do të preferonte një tjetër shtyrje e ndoshta edhe një anulim të evenimentit më të rëndësishëm sportive.
Sfidanti.al