Talenti shqiptar i Bajernit, Dajaku, duhet të zgjedhë Anglinë ose Italinë!

Në Gjermani vlerësohet si një nga më të mirët e brezit të tij, dhe me ekipin bavarez të rezervave e tregoi veten siç duhet sezonin e kaluar. Leon Dajaku, talenti me origjinë shqiptare, shënoi 4 gola e dha 4 asistë për Bajernin II në Bundesligën e tretë duke qenë vetëm 19 vjeç, veçse konkurrenca në skuadrën e Hansi Flikut është e tillë që ai vështirë se mund të gjejë vend. Bajerni ka Sanenë, Gnabrinë, Komanin dhe Perishiçin, ndaj klubi ka menduar që Dajaku të shkojë në një ekip tjetër për të luajtur e për të fituar përvojë. Në listë ka 4 klube të interesuar, Shefild Junajtidi në Premier Ligën e Anglisë, Suonsi në ligën e dytë angleze, Torino e Serisë A italiane si dhe Regensburgu i Bundesligës së dytë në Gjermani.

Sfidanti.al