Ka kaluar thuajse një muaj që kur një ngjarje për të qarë e për të qeshur ndodhi në stadiumin “Uembli”. Pjer-Emerik Obamejangut i shpëtoi pa dashje nga duart trofeu i Kupës së Anglisë, fituar në finalen e 2 gushtit ndaj Çelsit, dhe u bë “gazi i botës”. Këtë herë, pasditen vonë të 29 gushtit, sulmuesi nga Gaboni i kishte marrë masat, dhe pësimi i ishte bërë mësim. Ai jo vetëm që e ngriti në ajër me kujdes trofeun e Superkupës, fituar ndaj Liverpulit po në “Uembli” (pra, nuk pati incident), por edhe u kujdes më pas. Vetë Obamejangu hodhi në rrjetet sociale foto të vetvetes në makinë, duke pasur në krah trofeun e superkupës të lidhur me … rripin e sigurisë. “Siguria është gjëja më e rëndësishme”, – ishte komenti i tij.
Sfidanti.al