Emergjenca Covid në Marok; mbi 100 lojtarë pozitivë, shtyhet derbi i Kazablankës

Covid 19 vazhdon të pështjellojë kampionatin maroken. Ditën e hënë në dy divizionet e para të futbollit në vendin afrikan u kalua kufiri i 100 personave të prekur nga coronavirusi duke bërë të Federata Marokene e Futbollit të shtyjë 4 ndeshje të javës së 25. Të paktën 12 klube kanë të paktën 1 rast pozitiv dhe mes ndeshjeve të shtyra është edhe derbi i Kazablankës mes Wydad dhe Raja që ishte programuar të luhej këtë të mërkurë.

Ndërsa Maroku po përballet me rastet e shumta me coronavirus, Federata dhe Lega e Futbollit vendosën të izolojnë klubet. Vetëm një ditë më parë e përditshmja ‘Al Akhbar’ bëri të ditur kalimin e nivelit simbollit të 100 futbollistëve të prekur në 2 divizionet e para dhe në nivel diletantësh.

Sfidanti.al