Në Barcelonë të gjithë janë me Messin dhe kundër Bartomeut, megjithatë është dikush që nuk ngurron të ngrejë zërin e të dalë nga kori dhe bëhet fjalë për një personalitet që dikur ka mbajtur postin e presidentit të Barcelonës, Joan Gaspart që në një intervistë për Radio Marca kritikoi pikërisht futbollistin, ndryshe nga Laporta që e kapi me drejtuesit e klubit. Gaspart në intervistën e tij vuri në dukje një princip që në teori duhet të jetë I padiskutueshëm; futbollistët vijnë e ikin, klubi mbetet
Sipas Gaspart, nëse Messi do që të largohet, duhet që të respektojë afatet e klauzolës. ‘Nuk mund ta bëjë tani, do të largohet në 2021-tha gaspart-e kam parë kontratën dhe situata është e qartë, klauzola për t’u cliruar skadonte në qershor dhe nuk mund të kthehet pas. E megjithatë, preferoj ta humbas me parametra zero se me më pak se 700 milionë Euro. Këtu komandon klubi, jo lojtari. Është klubi qe jep paratë, edhe pse kjo nuk është cështje parash. Është një kontratë që flet qartë. Nëse Messi largohet për më pak se shifra e klauzolës së tij do të jetë dicka akoma më poshtëruese se humbja 8-2 ndaj bayernit. Por Messi nuk duhet të harrojë se tifozët e Barcelonës duan më shumë klubin se një futbollist të vetëm. Për më tepër nëse ikën vitin tjetër do të jetë 34 vjec’.
Pra për Gaspart, në fillim vijnë interesat e klubit dhe më pas ato të lojtarëve.
‘E dua shumë Messin, por dua më shumë Barcelonën-vijoi Gaspart-nëse dëshiron të ikë, të paguajnë klauzolën e tij. Është dicka që mua më ka ndodhur. Ma kanë punuar prapa shpine në rastin e Figos. Kjo këtu është e njëjta gjë, ka një klauzolë prej 700 milionë Euro dhe kontratat e konfirmojnë. E kuptoj që njerëzit rreth tij po i bëjnë presion që të largohet, por nëse do të isha president i Barcelonës nuk do të pranoja asnjë euro më pak se 700 milionëshi’.
Në fund Gaspart nuk harroi të bëjë një thumbim personal. ‘Miliona tifozët që i kërkojnë që të qëndrojnë nuk kanë rëndësi për të?-tha Gaspart-beson se Barcelona nuk e ka ndihmuar që të jetë ai që është? Messi kërkon përballjen dhe shpresoj që Barcelona ta mbajë edhe për një vit tjetër. Preferoj që të ikë falas se për 699 milionë, nuk duhet t’i ulet cmimi as edhe një Euro’.
Sfidanti.al