Romelu Lukaku si Fenomeni Ronaldo. Me golin e shënuar ndaj Sevillas me 11 metërsh në minutën e 5 në finalen e Europa League në Këln, sulmuesi belg arriti kuotën e 34 golave të shënuar në 51 ndeshje në sezon duke barazuar Ronaldon në sezonin e tij të parë me Interin në 1997/98. Braziliani në atë kohë e shënoi golin e 34 në finalen e Kupës UEFA në Parkun e Princave në Paris kundër Lazios kur vulosi fitoren 3-0 të asaj finaleje me Interin që ngriti trofeun.
Por në rastin e Lukakut, finalja kishte një shije shumë të hidhur pasi ishte autogoli i belgut që i dha fitoren e trofeut Sevillas për të 6 herë në historinë e andaluzianëve. Në mënyrë të detajuar, Lukaku në këtë sezon të parë të tij me Interin ka shënuar 7 gola në Europa League, 23 në Serie A, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Italisë.
Sfidanti.al