E cuditshme në Bolivi; Federata me 2 presidentë për një problem ligjor

Federata Boliviane e Futbollit po kërkon zgjidhje për një problem ligjor që ka vënë në kontradikte 2 gabime juridike që bën dy persona si presidentë të institucionit. Qeveria e futbollit në vendin amerikano latin e cilësoi si një emergjencë atë cfarë ndodhi me dy rezolutat konstitucionale kontradiktore në favor të drejtuesve Marco Rodriguez dhe Robert Blanco si presidentët e Federatës Boliviane të Futbollit.

Një rezolute e një gjykate në La Paz ia kaloi fillimisht presidencën e Federatës, Rodriguez , por me një veprim të ngjashëm një gjykatës në Santa Cruz I dha të njëjtën të drejtë Blancos një ditë më pas. Duke parë këtë situatë, komiteti Ekzekutiv I Federatës Boliviane të Futbollit vendoi mbajtjen e një mbledhjeje këtë të enjte me synim analizimin e asaj që ka ndodhur ku do të shqyrtohen të dyja vendimet

Federata Boliviane e Futbollit e kishte vakant vendin e presidentit pas ndarjes nga jeta të Cesar Salinas në 19 korrik për shkak të Covid 19. Pas kësaj janë haour debatet se cili do të drejtojë këtë institucion dhe që ka vënë përballë Rodriguez dhe Blanco.

Ndërkaq, përfaqësuesja boliviane ka nisur fazën e grumbullimit në Santa Cruz, nën urdhta e trajnerit Cesar Farias për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 të Grupit Amerikanolatin. Bolivia do të debutojë me ndeshjen në transfertë ndaj Brazilit në 9 tetor dhe në ditën e dytë do të presë Argjentinën në 15 tetor në stadiumin Hernando Siles në La Paz.

Sfidanti.al