Intesa Sanpaolo sponsor i Atalantës: 40 milionë Euro për të përfunduar stadiumin

Intesa Sanpaolo do të jetë sponsori i ri i Atalantës dhe do ta financojë atë me 40 milionë Euro për rikualifikimin e  Gewiss Stadium. Është pjesë e një akordi mes klubit bergamask dhe institutit financiar që bëhet jo vetëm sponsor, por edhe banking partner dhe sponsori kryesor i të gjitha skuadrave të sektorit të të rinjve të Atalantës.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, tribuna historike e stadiumit të Bergamos do të quhet ‘Rilindja’ për t’i dhënë vazhdimësi programit të përpiluar nga Intensa Sanpaolo bashkë me Bashkinë e Bergamos për përballimin e emergjencës coronavirus.

Projekti i ristrukturimit të stadiumit që pritet të kompletohet në fund të 2021 me ristrukturimin e sektorit Curva Sud Morosini, ka në të realizimin e një parking me 285 vende dhe vepra të tjera të rëndësishme urbanistike.

Sfidanti.al