Francë, coronavirus kërcënon fillimin e sezonit të ri në Ligue 1

Fillimi i sezonit të ri të kampionatit francez Ligue 1 është nën kërcënimin e coronavirusit kur kanë mbetur  edhe 16 ditë. Të 9 rastet e konfirmuara me Covid 19 te skuadra e Strasburgut në orët e fundit I bashkohen 8 rasteve të Nantes dhe një shpërthimi të ri të virusit në Montpellier kanë ngritur dyshimet për ngritjen e siparit të sezonit 2020/2021 në Ligue 1 në datën 21 gusht.

Vatra e re e të prekurve me coronavirus në Francë u prodhua në 28 korrik gjatë ndeshjes miqësore mes Strasburgut dhe Montpelier 2-1. Edhe pse Strasburgu i respektoi të gjitha masat e sigurisë shëndetësore, kjo skuadër gjithsesi tregjistroi 9 raste pozitibve, ndërsa Montpellier pati një rast duke u detyruar të anulojë miqësoren me Olympique të Marseilles.

Në mesin e muajit korrik, Lille vendosi skuadrën e saj në karantinë për 1 javë pasi konfirmoi 4 raste të reja me coronavirus. Guinkamp i Ligue 2 ndoqi shembullin e Lille për të mos përhapur virusin.

Sfidanti.al