Cristiano Ronaldo: Një Bugatti prej 8 milionë Eurosh për titullin e Serie A

Një Bugatti 110 me vlerë 8 milionë Euro për të festuar titullin e Serie A; Cristiano Ronaldo për të cilin dihet pasioni i tij për makinat sportive dhe luksoze, nuk rresht së habituri. Modeli më I fundit që ishte një dhuratë që i bëri vetes për triumfin në Itali, është një ndër më të lakmuarit në botë. Portugezi arriti të marrë një prej vetëm 10 modeleve ekskluzivë  Bugatti që merr emrin nga EB110 e prodhuar në vitet 90 për të festuar 110 vjetorin e themelimit të kompanisë.

E prezantuar në publik në Kaliforni në konkursin e elegancës Pebble Beach të vitit të kaluar, Bugatti 110 është e bazuar mekanikisht te modeli Chiron por peshon 20 kg më pak dhe ka 100 kuaj/fuqi potencë më shumë. Nën kofano makina ka një motor Ë 16 8.0 kuadriturbo prej 1600 kuaj/fuqi me një shkëputje nga 0 në 100 km/h për 2.4 sekonda, nga 0 në 200 për 6.1 sekonda dhe nga 0 në 300 km/h për 13.1 sekonda me një shpejtësi deri në 380 km/h.

Sfidanti.al