Kush e ka harruar një slloven që shkëlqente për Atalantën në Ligën e Kampionëve? Josip Iliçiç ishte një “vetëtimë” për skuadrën italiane që arriti deri në çerekfinale të Championsit, por nuk do të jetë në fushë për ta ndihmuar më tej. Çfarë ka ndodhur me sulmuesin? Nga Atalanta nuk ka sqarime vetëm merret vesh se ai është larguar për në vendin e tij, në Slloveni, me leje nga klubi, Burime tek bergamaskët tregojnë se kur u kthye nga pushimet e detyruara për shkak të koronavirusit, nuk ishte më vetvetja, dhe kishte humbur 5 kg. Thuhet se ka probleme private, jo dëmtim apo probleme të tjera fizike. Nuk dihet se çfarë mund t’i ketë ndodhur Iliçiçit, dhe tek Atalanta mbajnë një sekret të barabartë me atë që po mban familja e Mikael Shumaherit, për gjendjen e shtatë herë kampionit të Formula 1. Ndaj Paris SG, në Champions, shokët do të luajnë edhe për të,.
Sfidanti.al