Tani është zyrtare, Ciro Immobile është fituesi i edicionit të 2020 të Këpucës së Artë. Kundërshtari i fundit që i kishte mbetur ishte Cristiano Ronaldo që gjithsesi do t’I duheshin të shënonte 4 gola ndaj Romës për ta arritur, por mosgrumbullimi i tij për sfidën e fundit të Serisë A, dekretoi përfundimisht triumfin e sulmuesit lazial. Me 35 gola të shënuar(deri tani) dhe 70 pikë në total, Immobile është mbreti i bomberave në këtë sezon.
Kështu, titulli i Këpucës së Artë kthehet në Itali pas 13 vitesh dhe fituesi i fundit i trofeut ka qenë Francesco Totti në sezonin 2003/2007. Që pas këtij momenti ka pasur dominim total të La Ligës e natyrisht edhe të dyshes Messi-Romaldo me portugezin që në 2008 e fitoi Këpucën e Artë me fanelën e Manchester United. Por nga 2009 deri në 2019 vetëm triumfe nga Spanja. Plot 6 suksese për argjentinasin dhe 3 për Ronaldon njëri orej të cilëve është i ndarë me Luis Suarez kur ishte ende pjesë e Liverpoolit. Në 2009 Këpuca e Artë u fitua nga Forlan me fanelën e Atletico Madrid, ndërsa në 2016 nga Luis Suarez me fanelën e Barcelonës.
Tani trofeu prestigjioz kthehet në Serie A dhe shkon në duart e një futbollisti të përfaqësueses italiane, Ciro Immobile
Sfidanti.al