NBA, të gjithë në gjunjë përpara rifillimit: Black lives matter

Në dy ndeshjet e para të rifillimit të kampionatit të NBA, të gjithë protagonistët që zbritën në fushën e lojës; lojtarë, trajnerë e arbitra, u gjunjëzuan gjatë ekzekutimit të himnit amerikan duke përsëritur protestën e bërë nga Colin Kaepernick në NFL. Një gjest ky që u bë akoma më I fuqishëm nga mbishkrimi ‘Black Lives Matter’ e shfaqur në parket, imazhe këto që në harkun e pak orëve  bënë xhiron e botës.

Pas kësaj u rihap zyrtarisht, pjesa e mbetur e sezonit në NBA dhe një prej ndeshjeve të zhvilluara ishte ajo mes Neë Orleans dhe Utah Jazz e përfunduar me fitoren e kësaj të fundit me rezultatin 106-104 në një ndeshje ku u detyrua të përmbysë edhe një disavantazh prej 16 pikësh.

Lakers arriti të bëjë për vete derbin e Los Angelesit me Clippers me rezultatin 103-101, në sfidën mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Perëndimit. Fitorja e Lakers u vendos vetëm në castet e fundit të derbit kur u bë shumë I ndezur dhe këtë radhë rolin e liderit e mori Anthony Davis me 34 pikë, ndërkohë që LeBron James e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 11 topa në tabelë dhe 7 assist.

Sfidanti.al