Raportet mes Arthur dhe Barcelones kane ngrire totalisht. Mesfushori brazilian qe sezonin e ardhshem do te luaje me Juventusin, ka njoftuar klubin katalanas se nuk deshiron te luaje me me blaugranat ne sezonin aktual dhe se nuk ka ndermend te kthehet ne Spanje per t’u stervitur per Ligen e Kampioneve duke preferuar te qendroje ne Brazil.
Nje levizje qe ka terbuar Barcelonen, drejtuesit e se ciles kercenuan me marrjen e masave ndaj tij. Arthur nuk ka marre asnje lloj autorizimi per te qendruar ne Brazil pas diteve te pushimit, por ai nuk u paraqit ne testet perpara fillimit te stervitjeve ne kuader te pergatitjes per Ligen e Kampioneve.
Drejtuesit e Barcelones jane ne kontakt me te, por sipas ‘El Mundo Deportivo’, Arthur ka theksuar se nuk deshiron me te luaje me Barcelonen duke qene se ishte pikerisht klubi katalanas qe kembenguli qe ai te pranoje transferimin te Juventusi.
Sfidanti.al