Emri i stadiumit dhe sponsori, sa shumë halle ky Hamburgu i Gjasulës!

Në një vend me tradita shumë të forta shoqërore si Gjermania është e vështirë që aksionet e klubit të shiten si në ndonjë treg ku kryqëzohen katër rrugë. Nuk e lejon këtë tradita dhe qytetërimi i Hamburgut, edhe pse kjo do të thotë shumë miliona euro më pak. i tillë klubi ku ka vënë këmbën mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula. Sipas statutit të shoqërisë së futbollit Hamburger SV, vetëm 24.9 për qind e aksioneve mund t’u shiten privatëve, pjesa tjetër i takon tifozëve. Me 23.81 për qind të shitura, mbeten edhe 1.09 për qind, dhe për këto duket se ka dalë një blerës që jep 4 milionë euro. Nëse statuti do të ishte ndryshe, dhe 100 për qind e aksioneve të mund të shitej, HSV do të mblidhte 400 milionë euro, një shifër për nivelet më të larta të Bundesligës dhe të Europës.

Gjithsesi, ka edhe më shumë “nyje gordiane” për t’u zgjidhur. Klubi ka mbetur pa sponsor në fanelë dhe pa sponsor për stadiumin, i cili tani po quhet me emrin e vjetër, “Folksparkshtadion”, pra “Stadiumi në Parkun e Popullit”. Drejtuesit janë të bindur se do të gjejnë sponsor për fanelën, por për momentin ajo është e pastër, pa emër sponsori. Në 2003-2004, kur HSV mbeti disa javë pa sponsor, fanela e pastër u bë tepër e suksesshme tek tifozët që e blenë si të çmendur. Edhe një stadium pa emër sponsori do të pëlqehej prej tyre. Deri dje, Hamburgu merrte 4 milionë euro nga emri i stadiumit dhe 1.4 milionë euro (plus shpërblime) nga sponsori që kishte emrin në fanelë. Për momentin, Gjasula nuk e vret mendjen për këto gjëra, por gjithsesi do të dojë që klubi të ketë financa të shëndosha për t’u ngjitur në Bundesligë.

Sfidanti.al