Fellaini ne Kine, nga Covidi shkon te tregoleshi

I rezultuar pozitiv me coronavirus ne muajin prill, Marouane Fellaini u rikthye ne fushat e lojes ne kampionatin kinez te futbollit duke e festuar ne menyren me te mire te mundshme; me nje tregolesh. Kjo ndodhi pikerisht ne ndeshjen qe skuadra e tij Shangdong Luneng fitoi 3-2 ndaj Dalian Pro te Rafael Benitez me belgun qe shenoi te 3 golat.

Fellaini ishte i vetmi rast pozitiv me coronavirus ne Super League kineze me belgun qe qendroi 3 jave ne spital kur ishte i prekur nga semundja ne muajin prill edhe pse skuadra e tij siguronte se ai nuk kishte simptoma.

Kampionati kinez i futbollit rinisi kete te shtune dhe ai do te zhvillohet ne 2 qytete Suzhou dhe Dalian me sfidat qe luhen te gjitha me dyer te mbyllura.

Sfidanti.al