Quique Setien qendron te Barcelona per momentin. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas se ciles trajneri ka marre besimin e presidentit te klubit blaugrana Josep Maria Bartomeu pas nje takimi te gjate koke me koke te zhvilluar diten e premte. Pozitat e Setien u tronditen pas humbjes se pesuar ndaj Osasunes ne La Liga qe dorezoi titullin te Real Madrid duke shkaktuar edhe zemerimin e kapitenit Lionel Messi.
‘Ose te ndryshohet dicka, ose do te humbasim edhe ndeshjen me Napolin-ishte deklarata e forte e Lionel Messit.
Pas zerave te fundit per ardhjen e Laurent Blanc apo edhe te Garcia Pimienta nga Barcelona B, ne fund u vendos qe te mos behet revolucion ne skuader dhe Setien do te qendroje ne stol ne ndeshjen e 8 gushtit kunder Napolit.
Nderkaq, skuadra do te kete 5 dite te lira perpara ndeshjes ne fushen e Deportivo Alaves per t’u rikthyer ne stervitje ne 27 gusht per te pergatitur perballjen me Napolin.
Sfidanti.al