Formula 1, dy rastet e para me Covid ne Hungari; izolohen

Shfaqen rastet e para me coronavirus ne paddockun e Formula 1 ne Cmimin e Madh te Hungarise. FIA, qe cdo jave publikon rezultatet e testeve me tampon te kryera ne ambientet e ketij kampionati,  beri te ditur se 2 persona rezultuan pozitive me Covid-19 dhe menjehere hyne ne izolim.

Sipas Federates Nderkombetare te Automobilizmit keta persona nuk ishin te pranishem ne dy garat e para te F1 ne Austri. Kontaktet e dy personave te prekur, per te cilet nuk dihen gjeneralitetet dhe as ciles skuderi i perkasin, jane gjurmuar me kujdes per te evituar perhapjen e virusit ne bokset e Budapestit.

FIA beri te ditur njekohesisht se jane kryer 4997 teste dhe per arsye privatesie ky institucion do te vazhdoje te publikoje rezultatet e testeve, por pa permendur emrin e personave te prekur nese do te kete raste pozitive.

Sfidanti.al