Ish bashkëshorti i Daniella Seeman, gruaja e Fabregas, dënohet me burg

Vjen vera, një stinë ku Daniela Semaan me pozat e saj në Instagram shkëlqen gjithnjë. Por këtë radhë, bashkëshortja aktuale e mesfushorit spanjoll Cesc Fabregas, përbën lajm për dicka krejt ndryshe. Bashkëshorti i saj i parë, Elie Taktouk u dënua me 7 muaj burg pasi nuk iu bind urdhërave gjyqësorë të vendosur për ndarjen e tij

Sipas tabloidit ‘The Sun’, sipërmarrësi libanez  tentoi të pengojë hetimet për aktivet dhe llogaritë e tij, madje edhe blerjen e biletave të avionit, kur i ishte ndaluar dicka e tillë.

Dënimi nuk përfshin gjobën ndaj Taktouk për shkak të situatës së komplikuar ekonomike të tij të krijuar pas një divorci ku humbi shtëpinë në një lagje ekskluzive të Londrës që u ble pikërisht nga Cesc Fabregas. Kujtojmë se ndarja mes Daniella Semaan dhe Elie Taktouk ishte traumatike me këtë të fundit që sulmonte në shumë raste si ish bashkëshorten e tij ashtu edhe futbollistin.

Sfidanti.al