Qenka Firpo çelësi i kalimit të Lautaro Martinezit tek Barcelona!

Interi paska rënë dakord dhe transferimi mund të realizohet. Të paktën kështu besojnë në Spanjë, ndërsa Barcelona po bën maksimumin për të marrë sulmuesin e ëndërruar nga të gjithë, Lautaro Martinezin. Çelësi për gjithçka qenka Hunior Firpo, ylli i akademisë katalanase, i lindur në Santo Domingo, por me pasaportë spanjolle. Interi ka thënë “po” që Firpo të jetë pjesë e marrëveshjes me Barçën, dhe kjo do të ndihmonte shumë katalanasit në aspektin financiar. Kartoni i Firpos vlerësohet në 41 milionë euro, ndërsa zikaltërit kërkojnë 112 milionë euro për Lautaro Martinezin. Në këtë rast, Barça do të zbriste shpenzimet “kesh” në rreth 70 milionë, por ndoshta mund të realizonte edhe ndonjë “marifet” tjetër për të mos paguar më shumë se 60 milionë. Lautaro vlerësohet nga Mesi e Suarez, si njeriu i duhur në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al