Çelsi gati të paguajë 100 milionë për Havercin, por ç’do të bëjë Reali?!

Frenk Lampardi siç duket e ka marrë “çekun e bardhë” nga pronari i klubit, Roman Abramoviç. Pas 2-3 blerjeve të rëndësishme, sidomos Timo Vernerit, trajneri i Çelsit kërkon të ketë qershinë mbi tortë, Kai Havercin. i cilësuar si talenti më i madh i tanishëm i futbollit gjerman, mesfushori sulmues ka kërkuar nga Leverkuseni që të largohet këtë fund sezoni. Vlerësimi i kartonit të tij në treg shkon në rreth 83 milionë euro, por Leverkuseni kërkon jo më pak se 100 milionë, aq sa është klauzola në kontratë.

Blutë e Londrës, sipas mediave britanike, janë gati ta paguajnë këtë shumë, por nuk dihet nëse Haverci do të zgjedhë Çelsin apo Realin e Madridit. “Bernabeu” është një vend më tërheqës se “Stemford Brixh”, dhe më i sigurt për të fituar trofe, ndonëse anglezët gjykojnë se klubi gjerman do të shikojë paratë. Bajerni jepet i tërhequr nga gara, pasi shpenzoi për Leroi Sanenë, rreth 60 milionë euro. Në garë mbetet Reali, edhe pse flitet që Zinedin Zidan ka si përparësi Pol Pogbanë, dhe jo Havercin. Nëse Lampardi ia del, kjo do të jetë blerja-rekord e Çelsit, pasi rekordi deri tani është 71.5 milionë paundë stërlina (rreth 80 milionë euro) për portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga.

Sfidanti.al