Golf, Ryder Cup shtyhet zyrtarisht në 2021 për shkak të coronavirusit

Ryder Cup nuk do të zhvillohet në 2020 dhe shtyhet për në shtator të 2021. Drejtuesit e këtij kompeticioni konfirmuan gjithcka kërë të mërkurë teksa theksuan se ishte i pamundur zhvillimi i eventit në kushtet normale për shkak të pandemisë coronavirus

Kompeticioni që vë përballë lojtarët më të mirë të golfit të SHBA dhe Evropës cdo 2 vjet duke alternuar tokën evropiane me atë amerikane, ishte parashikuar të mbahej në 25-27 shtator në Whistling Straits në Wisconsin. Yje të golfit si Rory McIlroy apo Jon Rahm e kishin dhënë opinionin e tyre për mundësinë e zhvillimit të eventit oa public për shkak të rreziqeve të pandemisë, që do të thoshte eliminim i esencës së këtij turneu.

Shtyrja e Ryder Cup në mënyrë të paevitueshme sjell shtyrjen edhe të një eventi tjetër; President’s Cup për në 2022 që është një format I ngjashëm me Ryder Cup vetëm se në këtë rast përballen golfistët më të mirë të SHBA me ata të pjesës tjetër të botës

Sfidanti.al