Buffon, e ardhmja në pankinë? Agjenti: Mund të drejtoje Juventusin

‘Buffon duhet të bëjë rolin e trajnerit për mendimin tim. E kupton futbollin dhe ka një eksperiencë të tillë sa mund të menaxhojë cdo skuadër’-kjo është ajo që deklaroi Silvano Martina agjenti i portierit të Juventusit në një intervistë për  Radio Kiss Kiss.

I pyetur për shanset që mund të ketë Buffon që të drejtojë skuadrën e Juventusit një ditë, Martina tha se ekziston kjo mundësi.

‘Për mendimin tim është në gjendje ta bëjë. Diferenca mes tij dhe portierëve të tjerë është se ai thjeshtëzon gjithcka, është një dhuratë që ia ka dhënë natyra-vijoi Martina

Më pas Silvano Martina foli për pasuesit e mundshëm të Buffon me fanelën e Kombëtares italiane.

‘Meret dhe Perin janë 2 portierë të rëndësishëm-tha Martina-një herë fola me Gigin për Meret dhe ai më tha se mund të bëhet një prej portierëve më të mirë në Itali. Nuk duhet të harrojmë Donarummën, është një kampion, fizikisht është i madh. Koha do të thotë gjithcka. Donnarumma dhe Meret do të jenë portierët e së ardhmes. Mendoj se janë dy djem premtues të futbollit italian në këtë moment. Ndërsa Perin është një siguri. Shkolla e portierëve italianë është një ndër më të mirat në botë’.

Sfidanti.al