E njeh mirë pasi e ka pasur “të përzgjedhurin e tij” tek Napoli e tek Çelsi, ndërsa vazhdon ta ketë edhe tek Juventusi. Mauricio Sarri e Gonzalo Higuain duken një dyshe e bërë për njëri-tjetrin, madje dukeshin edhe atëherë kur sulmuesi u largua nga Napoli për në Torino. Argjentinasi kthehet titullar pikërisht ndaj Milanit, në duelin e vështirë të “San Siros”, ndërsa trajneri bardhezi thotë se “Milani na vë gjithmonë në vështirësi, u kam thënë lojtarëve se kemi përpara një muaj shumë të vështirë”.
Le të kthehemi, gjithsesi, tek Higuain. Do të luajë në formacion sepse Paulo Dibala është i pezulluar, por ndoshta edhe sepse Sarri do të donte që argjentinasi tjetër të pushonte pak. Përsa i përket Ronaldos, nuk është e lehtë që të zëvendësohet, ndonëse trajneri ka treguar se di ta bëjë edhe këtë. “Në skuadër fjalë bëj vetëm me të, me Higuainin, – thotë Sarri, ndërsa pyetet se e ka lojtarin e preferuar, – kështu ka qenë edhe më përpara, ndoshta sepse ai ka nevojë për t’u përplasur në mënyrë që të japë maksimumin, është njeri shumë emocional, por është në formë dhe ka potencial të madh”.
Sfidanti.al