Napoli, Insigne bën mea culpa: Rebelimi ishte një gabim

Lorenzo Insigne i vë të gjithë në rresht te Napoli, por ai si kapiten di shumë mirë të bëjë edhe autokritikë. Sulmuesi italian rikthehet të flasë për episodin aq shumë të diskutuar të rebelimit disa muaj më parë teksa e cilësoi si një zgjedhje që nuk do ta bënte nëse do të kthehej pas në kohë.

‘Rebelimi ishte një gabim të cilin e paguam dhe për fat të mirë e morëm sërish veten-tha Lorenzo Insigne në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ gjatë së cilës lëshoi kritika edhe ndaj ish trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti dhe mënyrën sesi e administroi ai skuadrën.

‘Nuk jam askush për ta gjykuar një trajner që ka fituar gjithcka e thuajse gjithandej-vijoi Insigne-trajneri ishte mësuar të punonte me lojtarë të mëdhenj dhe unë i thosha gjithnjë se ishte e nevojshme që të ishim nën presion. E kuptoj se kjo imja është një kritikë; jemi profesionistë, duhet të ecim vetë, por në atë moment ndoshta kishim nevojë të ndienim dicka mbi kokë. Gattuso?  Kërkon shumë dhe na motivon në cdo moment. Me të e ndjej veten se jam në qendër të projektit, më ka dhënë shumë përgjegjësi dhe besim dhe raporti është autentik, shpresoj t’ia shpërblej’.

sfidanti.al