Në Arabi ia kalojnë Gjermanisë në lajmërimin për Sanenë tek Bajerni!

Nuk dihet sesi ndodhi kjo punë, por edhe brenda klubit ka konkurrencë, edhe pse pozitive. Punonjësit e faqes zyrtare të Bajernit për botën arabe u treguan më të shpejtë sesa ata të faqes zyrtare në gjermanisht, duke nxjerrë të parët lajmërimin dhe fotot e nënshkrimit të Leroi Sanesë si lojtar i bavarezëve. Kjo ndodhi në mbrëmjen e së enjtes, në orën 20:40, në selinë e klubit në “Zebener Shtrase” dhe në raportimin në arabisht mund të shihej Sane ndërsa mbërrin me makinën zyrtare Audi, në ngjyrë të kuqe, duke kaluar vizitën mjekësore, i veshur me fanelën e Bajernit, duke firmosur kontratën, e duke pozuar me fanelën së bashku me drejtuesit Rumenige, Salihamixhiç e Kahn.

Sfidanti.al