Dugarry, seriozisht e ke? ‘Messi, djalë i shkurtër dhe gjysmë autik

Christophe Dugarry trondit botën e futbollit. Ish sulmuesi i Milanit në një intervistë për RMC lëshoi fraza të tmerrshme për Lionel Messin teksa komentoi bashkëjetesën mes argjentinasit dhe Antoine Griezmann te Barcelona. ‘Antoine të ketë frikë nga një djalë i shkurtër dhe gjysmë autik? Mund ta hajë të gjallë-ishte deklarata e tmerrshme e ish sulmuesit të Milanit, dicka që ishte e evitueshme.

Kjo sepse ai përvecse shënjestroi kapitenin e Barcelonës që flitet se nuk ka raport shumë të mirë me Griezmann, ofendoi persona të shumtë të prekur nga autizmi në mbarë botën duke përdorur këtë sëmundje si term fyes duke shkaktuar zemërimin e tifozëve në të gjithë globin.

Pas kësaj, Dugarry u përpoq të kufizojë dëmet duke kërkuar ndjesë në rrjetet sociale. ‘Më vjen sinqerisht keq për deklaratat e mia për Lionel Messin-tha Dugarry-nuk doja të fyerja persona me shqetësime autike, nuk ishte qëllimi im. U kërkoj ndjesë përsonave që fyeva dhe do ta bëj sërish në lidhje direkte’.

Sfidanti.al