Djokovic dhe bashkëshortja ‘clirohen’ nga Covid-19; testet e fundit negativë

Merr fund makthi për Novak Djokovic. Tenisti dhe bashkëshortja e tij Jelena rezultuan negativë në testin e radhës për coronavirus, lajm që u bë i ditur nga media serbe. Numri 1 i botës dhe bashkëshortja e tij bënë të ditur se ishin të prekur nga Covid-19 pas kthimit nga etapa në Zara të turneut të bamirësisë ‘Adria Tour’ i organizuar nga vetë Novak Djokovic.

Ky event u ndërpre pasi Grigor Dimitrov kishte pranuar se ishte pozitiv me Coronavirus dhe menjëherë pas tij rezultuan të prekur nga ky virus edhe Troicki, Coric, trajneri i Djokovic e Goran Ivanishevic. Djokovic nuk pati simptoma dhe gjithcka kaloi pas 10 ditësh autoizolim me testin me tampon që doli negative. Kritikat në drejtim të tenistit serb ishin të shumta dhe të ashpra pasi gjatë turneut nuk u respektuan normat e distancimit social e për më tepër në një diskotekë të Beogradit u organizua edhe një festë. Por edhe pse doli negative, polemikat për Djokovic nuk rreshtin dhe kanë tronditur jo pak pozicionin e tij në Këshillin e Lojtarëve të ATP.

Sfidanti.al