Doni të shikoni fotofinish? E keni në garën e kuajve në Donkaster!

Shpesh përdoret teknologjia për të përcaktuar fituesin në garat e atletikës, por mund të ndodhë edhe në motoçiklizëm, në çiklizëm apo ndoshta edhe në automobilizëm (më rrallë). Gjithsesi, fotofinishi më i bukur, të paktën i kohëve të fundit, ishte ai në garën e kalërimit në Donkastër të Britanisë së Madhe, ku plot 4 kuaj ishin thuajse në të njëjtën “gjatësi vale” kur kaluan vijën e cakut. Edhe kronometri elektronik konfirmoi se që të katër kuajt patën kohë të njëjtë. U desh fotofinishi që përcaktoi se njëri nga kuajt ishte një majë hunde përpara të tjerëve dhe u shpall fitues. Edhe pse njerëzit e basteve nuk patën mundësi të ishin në kompleksin sportiv, ata kishin marrë informacione dhe fitues ishte një e papritur. Ai ishte kali me emrin “Jo për një kohë të gjatë” (Notforalongtime), i drejtuar nga kalorësi Adam Kërbi (Kirby).

Sfidanti.al