Miralem Pjanic sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Barcelonës dhe boshnjaku shfaqet krenar për këtë arritje të tij. 30 vjecari ka thënë fjalët e tij të para si futbollist i skuadrës katalanase me të cilën do të bashkohet sa të përfundojë sezoni aktual.
‘Për mua është një ëndërr e bërë realitet-tha Pjanic-jam i lumtur dhe krenar jo vetëm për veten time, por edhe për prindërit e mi dhe për të gjithë Bosnje-Hercegovinën. Nuk e harroj asnjëherë nga vij. Barcelona është një prej klubeve më të mëdhenj një botë dhe të jesh pjesë e saj është një hap i madh për cdo futbollist’.
Pjanic që ka folur për faqen zyrtare të Federatës Boshnjake të Futbollit e vijoi më tej deklaratën e tij.
‘Suksesi nuk arrihet i vetëm-vijoi Pjanic-por vetëm falë punës së madhe, sforcimit dhe besimit që në jetë gjithcka mund të arrihet. Dhe kjo është prova. Tani duhet të bëj punën time me Juventus, jam i përqendruar në këtë aspekt, pastaj mezi pres të vrapoj në Camp Nou’
Sfidanti.al