Tani është zyrtare, Arthur Melo, futbollist i Juventusit

Barcelona zyrtarizon kalimin e Arthur Melos te Juventusi. Klubi katalanas doli me një komunikatë për shtyp, pasditen e kësaj të hëne për të bërë të ditur mbylljen me sukses të bisedimeve me bardhezinjtë. Në njoftimin e klubit katalanas bëhet e ditur se vlera e operacionit të transferimit të Arthur te Zonja e Vjetër ishte 72 milionë Euro si dhe 10 milionë Euro të tjera në formën e variablave. Arthur Melo do të qëndrojë te Barcelona deri në fund te sezonit dhe Quique Setien e ka grumbulluar atë për ndeshjen e së martës me Atletico Madrid.

Ashtu sic pritej, Barcelona dhe Juventus e rritën vlerën e futbollistit që ishte pak më shumë se 50 milionë Euro nga portalet e specializuara për të rakorduar të ardhurar përpara 30 qershorit. Operacioni ishte i mirëmenduar në aspektin financar që do të kompletohet kur Juventusi të zyrtarizojë kalimin e Miralem Pjanic te Barcelona, me boshnjakun që ashtu sikurse edhe Arthur do të mbyllë sezonin me skuadrën e tij aktuale.

Arthur Melo u transferua te Barcelona në vitin 2018 nga Gremio. Deri në këtë moment mesfushori brazilian ka zhvilluar 72 ndeshje me fanelën blaugrana; 47 në La Liga, 10 në Kupën e Mbretit, 13 në Ligën e Kampionebe dhe 1 në Superkupën e Spanjës. Në këto 2 sezone me Barcelonën Arthur ka shënuar 4 gola, ndërkohë që ka fituar 2 tituj me blaugranat; La Ligan dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2018/2019.

Sfidanti.al