Burnley,përjashtohet përjetë nga stadiumi autori i parullës ‘White Lives Matter’

Pas shfaqjes në ajër të parrullës ‘White Lives Matter’ gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Burnley në Etihad Stadium, në Angli të gjithë u vunë në ndjekje të autorit dhe forcat e rendit nuk e patën aspak të vështirë për ta kapur. Autori është Jake Hepple, një tifoz  i ‘The Clarets’ që e pagoi shtrenjtë veprimin e tij pasi klubi i Burnley e përjashtoi për jetë nga stadiumi.Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, por Hepple mbeti edhe i papunë, pasi kompania ku ai punonte si saldator e pushoi menjëherë teksa bëri të ditur se nuk e falte apo toleronte racizmin e cfarëdolloj forme

‘Nuk jam racist-tha Hepple për Mail Online duke u përpjekur të mbrohej-kam miq shumë persona me ngjyrë dhe aziatikë dhe për parrullën u frymëzova nga Black Lives Movement. Nuk po kërkonim të ofendonim këtë lëvizje apo personat me ngjyrë. Besoj vetëm se është e rëndësishme të pranohet se edhe jetët e personave të bardhë kanë rëndësi.Vetëm këtë donim të thonim. Punëdhënësiim, klubi dhe shumë persona të tjerë e tepruan me reagimin e tyre’.

Sfidanti.al