Manchester United e ka shndërruar Ansu Fatin në rangun e një prej objektivave kryesorë të merkatos për sezonin e ardhshëm dhe është gati të bëjë të pamundurën për të siguruar shërbumin e tij. Pas dy tentativave të para që shkuan dëm pasi Barcelona I refuzoi ofertat e Djajve të Kuq për talentin e saj, klubi anglez ka shfaqur gatishmërinë për të bërë një ofertë të tretë për 17 vjecarin.
Në Angli, më konkretisht ‘Express’ flet se Djajtë e Kuq mund të thyejnë një rekord në merkaton e transferimeve për blerjen e Ansu Fati dhe bëher fjalë për një ofertë prej 350 milionë Paund ose 400 milionë Euro që është shifra e klauzolës që do të ketë kontrata e Ansu Fati në muajin tetor kur do të mbushë 18 vjec.
Ansu Fati rinovoi së fundmi kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2022 me klauzolë prej 170 milionë Euro që do të shkojë në 400 milionë kur futbollisti të bëhet maxhoren në muajin tetor. Deri tani Barcelona ka refuzuar ofertën e 100 dhe 150 milionë Eurove të Manchester United për 17 vjecarin, ndërkohë që edhe vetë Ansu Fati nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra blaugrana tani që klauzola e tij është ende 170 milionë Euro. Kështu që në Angli e shohin se ky operacion mund të realizohet para muajit tetor.
Sfidanti.al