Rashford: Mirënjohës ndaj qeverise, por nuk mjafton

Pasi arriti të bindë qeverinë britanike që të zgjasë gjatë verës programin për ndihma financiare për fëmijët në nevojë, sulmuesi i Manchester Unites, Marcus Rashford tani premton se do të vijojë impenjimin e tij në këtë kauzë. Ditën e martë nën presionin e fushatës së futbollistit të përfaqësueses angleze, qeveria e Boris Johnson vendosi të zgjasë programin për furnizimin me racione ushqimore falas  për fëmijët në nevojë gjatë periudhës së mbylljes së shkollave dhe mensave

‘Fola me Marcus Rashford dhe e urova për fushatën e tij. E falenderoj për atë që ka bërë. Mendoj se ka të drejtë që të tërheqë vëmendjen për këtë problem-tha kryeministri britanik Boris Johnson gjatë një konference për shtyp.

Nga ana e tij, Rashford theksoi se është mirënjohës për krijimin e një fondi ushqimor për një vlerë prej 120 milionë Paund që do të jetë aktiv deri në fillim të sezonit të ri shkollor dhe shtoi se kjo nuk do të përbëjë fundin e impenjimit të tij, pasi duhen marrë të tjera masa

Sfidanti.al