Gerard Pique bëhet protagonist në një serial të realizuar nga L’Esportiu’ nëpëmjet gazatarit Luis Martin ku edhe 6 protagonistë të tjëera do të kujtojnë 7 ndeshjet e paharruara të përfaqësueses spanjolle në Botërorin e Afrikës së Jugut, ku La Roja bëri historinë teksa fitoi titullin e parë botëror
Pique dhe Martin realizuan një intervistë të këndshme gjatë së cilës, qendërmbrojtësi i Barcelonës që tha një frazë që fitoi të drejtën të jetë edhe titulli i artikulli: Më canë vetullën. Theva turinjtë për Spanjën në kuptimin e mirfilltë të fjalës. Rroftë Mbreti!-tha Pique
Por përvec kësaj, gazetari zgjodhi edhe momente të tjera jo më pak interesante, sic ishte një foto e asaj që ndodhi në Afrikën e Jugut gjatë muajit të botërorit duke zbuluar edhe një nga celësat e suksesit
‘Ishte një festë e madhe dhe unë jam argëtuar jashtë mase-tregon Pique-nuk kishim asnjë yll, por një skuadër të madhe. Kjo dhe harmonia mes nesh ishte shumë e rëndësishme’.
Kur u pyet se cilat ishin 3 gjërat që ndryshuan jetën e tij në atë Botëror, Pique sërish tregon shumë: ‘Kur u bëra baba për herë të parë, për herë të dytë dhe pak gjëra të tjera më shumë sepse kisha fituar gjithcka-tregon Pique-fitorja në Evropian
Përsa I përket lidhjes së tij me Shakirën, 33 vjecari zbuloi një sekret. ‘E njoha përpara Botërorit dhe i thashë se do të shiheshim në finale. Gjithnja kam qenë kaq i guximshëm-tha Pique që iu përgjigj pyetjes së gazetarit nëse është e vërtete që ishte takuar me Shakirën një ditë para finales. ‘Dihet, për mua qarkullojnë shumë histori, por një gjë është e sigurt; në Afrikën e Jugut jam argëtuar në mënyrë të jashtëzakonshme-tha futbollisti i Barcelonës.
Sfidanti.al